Lajme

Policia në Pejë me drejtor të ri të përkohshëm pas suspendimit të Agron Hasanajt

10/30/2026 18:00
nga:Mergim Rreci

Major Mirsad Kelmendi është caktuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Ai vjen në këtë pozitë pas zhvillimeve të fundit në Policinë e Pejës, ku një ditë më parë janë suspenduar 11 zyrtarë policorë.

Në mesin e të suspenduarve është edhe drejtori rajonal Agron Hasanaj, së bashku me zyrtarë të tjerë që mbanin pozita drejtuese në këtë drejtori.