Lajme

Policia në Mitrovicën e Jugut formon Task-Forcë për sigurinë në trafikun rrugor

05/10/2024 16:19
nga:Sh R

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut njofton se nga data 2 maj 2024, ka filluar së zbatuari një plan operativ të koduar “Befasia”, ku në kuadër të tij është formuar një Task-Forcë, me njësi të veçantë që do të monitorojë dhe kontrollojë trafikun rrugor.

Me anë të një njoftimi në Facebook, nga PK bëjnë të ditur se njësitet e Task Forcës, përveç patrullimit në lëvizje, pikave të kontrollit me radar, kontrollit me alkool test, në mënyrë të modifikuar po operojnë edhe me vetura zyrtare me targa civile, ndërsa rrjedhën e trafikut po monitorojnë edhe me dron dhe video incizime, duke mbuluar rrugët nacionale, rajonale dhe ato lokale.

Përveç angazhimeve të përgjithshme në trafikun rrugor, njësitet e Task Forcës, gjatë kësaj jave në fokus të kontrollit kanë pasur edhe monitorimin e udhëkryqeve, respektivisht identifikimin e kundërvajtësve që nuk respektojnë semaforin.

Ne saje të angazhimeve, gjatë periudhës njëjavore janë identifikuar dhe ndëshkuar 386 kundërvajtës:

Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar: 28

Mosrespektim i semaforit: 23

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 09

Tejkalim në vijë të plotë: 61

Mos vënie e rripit të sigurisë: 19

Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 124

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 122