Tre patrulla të policisë janë vënë në aksion në Lagjën “Ramiz Shala” në Lipjan, pasi një qen kishte rrezikuar banorët e kësaj lagje.
Aty janë dëgjuar shumë krisma të plumbave nga Policia e Kosovës, të cilët kanë goditur qenin, i cili kishte sulmuar edhe zyrtarët policorë.
Deri më tani nuk është lajmëruar ndonjë pronar i qenit.
“Pas ankesave të qytetarëve policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq qeni që ka rrezikuar banorët kanë filluar t’i rrezikojë edhe zyrtarët policorë, andaj ata janë detyruar ta godasin me disa plumba”, ka thënë një burim në Polici për Koha.
Policia është duke pritur në vendin e ngjarjes, derisa të vijë një kompani për ta larguar qenin e vrfarë, kurse ashtu policia është duke i ndjekur edhe procedurat tjera pas shpenzimit të fishekëve nga arma zyrtare.


