Lajme

Policia në kërkim të personit që dyshohet se vodhi kuti me para për bamirësi

07/01/2024 16:16
nga:G B

Policia e Kosovës në Gjakovë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi, që dyshohet se ka vjedhur një kuti me para të mbledhura për bamirësi.

“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar. Deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim thuhet se kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkëngjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).