Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të shpallur në kërkim për një vepër të rëndë penale.
Personi i kërkuar është Brendon Ajazaj, rreth 20-vjeçar, i lindur në Gjermani, i kërkuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojnë menjëherë autoritetet përmes linjave të tyre:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]


