Lajme

Policia në Ferizaj shqipton 263 gjoba ndaj shoferëve për përdorim të telefonit

12/02/2025 10:49
nga:Y I

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit nëntor të këtij viti, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 263 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Lidhur me këtë, policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi.

“Edhe një sekond pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve”, thuhet në komunikatë.