Lajme

Policia në Ferizaj me plan operativ, shqipton 89 gjoba për përdorim të telefonit e 37 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë

01/27/2025 15:35
nga:N K

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka nisur prej datës 21 janar 2025, zbatimin e planit operativ të koduar “Përdorimi i telefonit & rripi i sigurisë”.

Në komunikatë për media thuhet se ky plan ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor, raporton GazetaBlic.

Po ashtu, fokusi kryesor i këtij plani është parandalimi dhe ndëshkimi i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si një ndër shkaqet e aksidenteve, si dhe kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë nga drejtuesit dhe pasagjerët, për të garantuar sigurinë personale në rast aksidenti.

Policia përgjatë kësaj periudhe bën të ditur se ka shqiptuar 89 gjoba për përdorim të telefonit, si dhe 37 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë.

“Nga data 21-26 janar 2025 janë shqiptuar :

– Përdorimi i telefonit celular, 89 gjoba

– Mos pëdorimi i rripit të sigurisë, 37 gjoba

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor do të jenë të pranishën në pika të ndryshme në rrugët magjistrale, por edhe në rrugët e qyteteve të rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, duke përdorur teknologji moderne për monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve”, thuhet në komunikatë.