Lajme

Policia në Ferizaj ndëshkon dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion

04/17/2024 17:49
nga:Y I

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, afër restorant ‘’Europa92’’ ka ndaluar shoferin me inicialet I.TH i moshës 41-vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit.

Gjysmë ore më vonë, pra rreth orës 13:00, Policia e Komunikacionit Rrugor, ndaj shoferit me inicialet S.R. i moshës 27-vjeçar i vazhdoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për tri kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative.