Sporti

Policia në alarm para Liverpool – Manchester City, frikë për sulm ndaj autobusit të mysafirëve

10/08/2026 21:56
nga:Mergim Rreci

Policia angleze është në gatishmëri të lartë përpara përballjes së së dielës mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt në “Anfield”, teksa ekzistojnë frikëra se autobusi i skuadrës mysafire mund të jetë cak i tifozëve vendas.

Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë tepër të tensionuar, veçanërisht pasi Manchester City do të luajë ndeshjen e parë që prej vendimit lidhur me 115 akuzat ndaj klubit.

Frika për sigurinë nuk është e pabazë. Në vitin 2018, para një tjetër përballjeje në “Anfield”, autobusi i Manchester Cityt u sulmua nga tifozë të Liverpoolit, të cilët hodhën tulla dhe shishe në drejtim të tij.

Për këtë arsye, autoritetet pritet të marrin masa të shtuara sigurie për të shmangur çdo incident para dhe gjatë ndeshjes.

Përballja e së dielës mes dy rivalëve të Premier League pritet të jetë një nga ndeshjet më të nxehta të javës, si në fushë ashtu edhe në tribuna.

/GazetaBlic Sport/