Lajme

Policia në aksion: Konfiskohen dy gramë e gjysmë marihuanë në Gërmi

03/22/2022 09:14
nga:Donika Fetahu

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, të dyshuar për posedim të marihuanës në një sasi prej 2.4 gramë.

Këtë policia e ka njoftuar në raportin e përditshëm për media, teksa thuhet se i dyshuari është i liruar me procedurë të rregullt.

“Parku i Gërmisë, Prishtinë, 21.03.2022-19:00 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në xhepin e tij është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.4 gr. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.