Njësiti patrullues nga stacioni policor në Dardanë sot në një pikë kontrolli në fshatin Novoselë, gjatë ndalimit të një automjet me targa vendore për kontroll rutinë, te pasagjeri në brezin e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë cal 7.65 mm pa fishekë .
Në lidhje me këtë rast i dyshimit H. H. i lindur në vitin 1982 është shoqëruar në stacioni policor ne Dardanë, ku i njëjti është intervistuar.
“Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëroi që të iniciohet kallëzim penal për rastin “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti dërgohet në procedurë të rregullt në gjykatë.