Policia e Kosovës ka ndaluar një person për mos deklarim të parave, raporton GazetaBlic.
Bëhet fjalë për një shtetas të Serbisë, ku i janë gjetu mbi 12 mijë euro dhe treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë dinar.
Në njoftim thuhet se, për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe paratë janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të më tutjeshme.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia ndalon një person për mos deklarim të parave
Sot, rreth orës 15:00, pran brezit kufitar në Jarinjë, patrulla policore kufitare ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) euro dhe 363.080 (treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë) dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.


