Policia e Kosovës njofton se kanë ndalur dy vetura me targa vendore në magjistralen Gjilan-Ferizaj, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, shkruan GazetaBlic.
Policia gjatë kontrollit kanë vrejtur se në veturat e tyre kishin nga 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqiprisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të BE-së.
Në njoftim thuhet se është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/migrantë tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete.
Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës janë angazhuar në rast, ndërsa migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në Drejtorinë Rajonale të Kufirit – Lindje.
Të gjitha veprimet ligjore janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
“Më datën e lartcekur dhe lokacionin e lartcekur janë ndalur dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se në veturat e tyre kishin nga 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqiprisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të BE-së. Lidhur me rastin, është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/migrantë tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në DRK – Lindje dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit nga PTH-Ferizaj”, thotë policia përmes raportit.