Lajme

Policia merr deklaratën e zv/ministrit Durmishi për djegien e gjeneratorit në Ministri

08/23/2022 11:50
nga:G B

Ka shpërthyer në flakë gjeneratori në Ministrinë e Infrastrukturës, raporton Gazeta Blic.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit për ta shuar zjarrin.

Tymi është shpërndarë edhe në sheshet e Prishtinës.

Nga fotot e siguruara nga Gazeta Blic nga vendi i ngjarjes, shihet policia duke marrë deklaratë nga zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi./Gazeta Blic/