Lajme

Policia me informacion zyrtar për vrasjen në Pejë

09/08/2021 22:51
nga:M K

Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë zyrtare lidhur me vrasjen në Pejë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, Policia ka konfirmuar vdekjen e dy personave dhe lëndimin e tretit pranë shkollës “Ali Hadri” në Pejë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Informacion zyrtar
Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lendime të njejtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti.
Në vendin e ngjarjës kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast.
Informata shtsë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve.

/GazetaBlic/