Lajme

Policia me detaje të reja për vdekjen në veturë të kaçanikasit

12/21/2022 10:59
nga:N M

Një person është gjetur dje pa shenja jete në veturën e tij në Kaçanik.

Ndërsa, sot Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin.

Sipas Policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës.

“Kaçanik 20.12.2022 – 16:25. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

VV e zhgënjyer me KFOR-in për barrikadat në veri: Kërkoi pak ditë, ndërkohë sot u bën 12 ditë e asnjë lëvizje