Policia e Kosovës, sot duke filluar nga ora 08:30 ka marr veprime tё mbikëqyrjes së vijёs hekurudhore e cila kalon pёrgjatë zonёs së përgjegjësisë sё Stacionit Policor nё Klinё, duke verifikuar drejtuesit e automjeteve se a po ndalen nё vendkalime hekurudhore ku ёshtё e vendosur shenja STOP.
Në një kumtesë për media, bëhet e ditur se ky planifikim ka rrjedhojë si pasojë e dy aksidenteve me tren javën e kaluar nё kёtё zonё.
Tutje theksohet se nga sot ky operacion do jetë nё vazhdimësi dhe kundёrvajtёsit të cilët nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit tё vendosur nё vendkalime hekurudhore do gjobiten pa ndonjë kompromis.
“Nga mëngjesi deri me tani janë shqiptuar me dhjetëra gjoba me të vetmin qёllim që vozitësit të vetëdijesohen, sidomos qё kёto mosrespektime po kushtojnë me jetёn e qytetarit”.
“Apelojmë te tё gjithë qytetarёt, pёrkatësisht vozitësit e automjeteve që të kenë kujdes nё drejtimin e mjeteve, me theks të veçantë nё pjesët ku kalon rruga mbi binarë”, thuhet tutje në kumtesë.