Lajme

Policia me aksion në shkollat e Ferizajt, kapet drogë, pistoleta dhe thika

12/24/2021 10:12
nga:Y I

Policia e Ferizajt, pasi ka pasur disa informacione rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave të tjerë nëpër shkolla, ka zhvilluar një aksion.

Pas disa kontrolleve të zhvilluara nga policë me rroba civile, janë ndaluar disa persona të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre, te tre persona është gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve, tek dy persona të dyshuar janë gjetur dy armë (psitoleta), ndërsa te disa të tjerë janë gjetur thika.

Ky aksion pritet të vazhdojë në nivel vendi, pasi këto dukuri raportohen të jenë shumë të shpeshta.

“Ka vazhduar aksioni i policisë rajonale të Ferizajt.Sektori Rajonal i Hetimeve mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla, pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile , janë ndaluar disa persona të dyshuar , ku gjatë kontrollimit të tyre, tek 3 persona janë gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve , tek 2 persona të dyshuar janë gjetur 2 armë ( psitoleta), ndërsa te disa tjerë janë gjetur thika” thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë: