Policia e Korçës ka shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme për dyshime lidhur me shitjen e lëndëve narkotike.
Raportohet se dy prej të shoqëruarve përfunduan në pranga.
Gjatë kontrollit në banesa dhe automjete të personave të dyshuar, policia ka sekuestruar kanabis sativa, automjete dhe para në vlerë të konsiderueshme, transmeton Klankosova.tv.
Pritet deklaratë zyrtare nga policia në lidhje me operacionin./A2 CNN/


