Lajme

Policia me aksion kundër veprave kriminale

06/08/2023 15:16
nga:Genita C

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në luftimin e kontrabandimit me mallra dhe luftimin veprave kriminale.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, tha se aksioni është duke u zhvilluar në disa lokacione në rajone të ndryshme, derisa nuk bëri të ditura më shumë detaje.

Sipas Kelanit, pas përfundimit do të jepen detajet rreth aksionit.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme.

Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale.

Në këtë operacion po bashkëpunohet me institucionet tjera relevante, ku pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, ka thënë Kelani.