Lajme

Policia me aksion kundër drogës në Zveçan, gjen pajisje për prodhim të kriptovalutave

07/07/2022 22:26
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një aksioni për drogë, ka gjetur pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë rreth 55 mijë euro

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë një aksioni në komunën e Zveçanit nën dyshimet për drogë, kanë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Vlera e makinerive për prodhimin e kriptovalutave sipas Policisë së Kosovës vlerësohet të jetë rreth 55 mijë euro.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë aksionit janë gjetur prova si në vijim:

– Katër (4) kamera video incizim

– DVR

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (6) copë karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (6) copë karta

– Monitor me tastierë

– Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera

– Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave

– Modem interneti

– Ruter

– Ventilator.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se në lidhje me këtë çështje është kontaktuar ushtruesin i detyrës së Prokurorit të Shtetit, i cili sipas Policisë ka urdhëruar që të kontaktohet dogana e Kosovës për t’i marrë veprimet e mëtutjeshme. Policia ka bërë të ditur se është në kërkim të të dyshuarit.