Policia sot ka mbajtur një ushtrim fushor në kampin ‘Vrella’.
Përmes këtij ushtrimi disa nga njësitet si ato speciale, të reagimit të shpejtë, ato për trajtimin e materieve të rrezikshme, njësitet e rendit publik dhe ekipet mjekësore demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi.
Ky ushtrim u përcoll nga afër nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësues nga ICITAP-i amerikan.
Me nga një fjalë rasti, Sveçla dhe Mehmeti vlerësuan lartë angazhimin, përkushtimin dhe realizimin e ushtrimit në mënyrë mjaft profesionale.


