Lajme

Policia largon gazetarët nga veriu – iu thotë se s’ka siguri

12/06/2022 21:35
nga:G B

Një shpërthim tjetër ka ndodhur shumë pranë gazetarëve  nga Kosova të cilët janë duke përcjell nga afër zhvillimet aktuale në veri të Mitrovicës.

Ky shpërthim siç raporton gazetarja e Kanal10, Saranda Aliu ka ndodhur pranë zyrës së KQZ-së, në veri.

Nga aty, policia e Kosovës i ka larguar gazetarët e terenit të cilët kanë qenë duke raportuar, për arsye sigurie.

Gjatë ditës së sotme, janë raportuar disa shpëthime në veri të Mitrovicës e në Zubin Potok.