Sot Policia e Kosovës në Vërmicë ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (para ulesës së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë fishekë te cal 7.62 mm.
Personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar,me urdhër të të cilit arma dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi materiale.
Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.


