Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka patrulluar me vetura inteligjente në katër komunat veriore, shkruan GazetaBlic.
Sipas PK-së, njësitet policore janë përkujdesur në lirimin e hapësirave publike (rrugë e trotuare) nga parkingjet e parregullta, me qëllim mundësimin e lirë dhe të papenguar të automjeteve dhe këmbësorëve.
Poashtu, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë në vazhdimësi rregullat në trafik.