Janë arrestuar dy persona në Pejë për armëmbajtje pa leje.
“Njësitë policore gjatë kontrollimit të tre objekteve në lokacione të ndryshme, pronë e dy të dyshuarve meshkuj kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, tre armë gjuetie, 715 fishekë dhe dy telefona mobil”, thuhet në raport të policisë.
Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


