Lajme

Policia konfiskon armë edhe në Zveçan, prangoset një person – gjendet uniforma e “Mbrojtjes Civile”

10/07/2024 20:03
nga:G B

Një person është arrestuar nga policia në Zveçan gjatë ditës së sotme.

Aty ka gjetur edhe armë, municion dhe një uniformë të organizatës ilegale të shpallur në Kosovë, “Civilna Zastitna” (Mbrojtja Civile).

Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun Veton Elshani.

Elshani theksoi se i dyshuari u ndalua për 48 orë si i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

R.A, 1960 u arrestua në fshatin Korilje të Zveçanit.

Sot gjatë ditës u zhvillua edhe një aksion në Mitrovicën e Veriut, ku u konfiskua arsenal armësh.