Lajme

Policia konfiskon 40 telefona në pikëkalimin kufitar Bërnjak

10/31/2023 14:44
nga:N K

Njësiti i Policisë Kufitare në veri ka zbuluar një rast të dyshuar të kontrabandimit në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak.

Në këtë rast, të martën, rreth orës 10:25, në një veturë Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë dhe vozitësin S. E. (viti i lindjes 1970) është zbuluar transportonte një sasi të konsiderueshme të mallit të fshehur, që dyshohet të jetë kontrabanduar.

Lista e mallit të gjetur përfshin: 20 iPhone 14, 10 iPhone 14 Pro, 10 iPhone, 14 Pro Max.

Policia e Kosovës, me autorizimin e prokurorit të Shtetit, mori masa të menjëhershme për konfiskimin e mallit të kontrabanduar dhe dorëzimin e tij tek Dogana e Kosovës për hetimet më të mëtutjeshme.

“Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës, siç ka njoftuar, mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.