Lajme

Policia konfirmon vdekjen e zyrtarit policor, jep detaje në lidhje me rastin!

4 ditë më parë
nga:Y I

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një zyrtar policor ka kryer vetëvrasje sot në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë.”, ka thënë Borovci për “Gazeta Blic”.