Lajme

Policia konfirmon sulmin ndaj gruas së zëvendësministrit Pupovci

05/10/2022 18:04
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj profesoreshës së mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovcit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin, duke njoftuar se ajo është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (femër) , e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merren njësitet përkatëse.