Tre fëmijë kanë pësuar lëndime pas të shtënave të armëve në shkollën fillore në Vantaa të Finlandës.
Përveç numrit të nxënësve të lënduar, policia ka konfirmuar se i dyshuari i arrestuar është gjithashtu një i mitur, raporton Reuters, transmeton KlanKosova.tv
Të lënduarit janë dërguar në spital, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë.
Të shtënat kanë zënë vend në shkollën fillore të Viertola, e cila ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë në të nëntën me një staf prej 90 vetave.