Lajme

Policia konfirmon: Një person u gjet i vdekur në veturë në Veternik

01/28/2026 16:35
nga:G B

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person pa shenja jete është gjetur në një automjet në Veternik në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Enis Pllana tha për Gazeta Blic se viktima është mashkull dhe policia po e heton rastin.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana për Gazeta Blic.

Gjuajtje me armë në dalje të autostradës nga Prishtina, dyshohet për vetëvrasje