Gazeta Blic ka raportuar për një aksion të madh në Telekom nga njësia për krime ekonomike, nga ku mësohet se ka edhe të arrestuar.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar për ‘Gazeta Blic’ se në kë aksion janë arrestuar katër persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim.
“Po, katër persona janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim”, ka thënë ai.
Lajmi për ‘Gazeta Blic’ e ka konfirmuar edhe Lamih Bala, kryetar i sindikatës së punëtorëve në Telekom.
“Po është zhvilluar një aksion ku disa punëtor të Telekomit janë arrestuar”, deklaron ai.
Ekskluzive: Aksion i madh në Telekom, ka të arrestuar


