Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin nuk bashkëjeton që disa muaj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka deklaruar Pllana.
Theksojmë se, sipas raportimit të “Betimi për Drejtësi”, Berisha dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten duke i thënë se do t’i ndodhë e njëjta gjë si Arlinda Zekajt.


