Policia e Kosovës ka publikuar një video, ku shihet një person, për arrestimin e të cilit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
Personi në video dyshohet për “Blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme”, thuhet në njoftim.


