Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar këtë person

09/03/2024 16:39
nga:Y I

Policia ka publikuar dy fotografi të një personi që duket se janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.

Ai kërkohet për grabitje.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.