Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të riu, kërkohet për grabitje

10/13/2025 11:41
nga:N K

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar Ujkan (Luan) Lataj, i lindur më 02.08.2001 në fshatin Carrabreg, Deçan.

Sipas njoftimit zyrtar, i pandehuri kërkohet për veprën penale të “Grabitjes” dhe policia ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Policia fton qytetarët që kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të njoftojë menjëherë në njërin nga kontaktet zyrtare:

192 ose 0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
[email protected]

Policia garanton ruajtjen e anonimitetit të qytetarëve që ndihmojnë në këtë rast.