Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendodhjes së një personi të dyshuar për vrasje.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë” thuhet në njoftimin e Policisë.
“Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected] Android #app: Lajmero Policine Tel: 192″
Njoftimi i plotë:


