Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për një vjedhje në Prizren

03/07/2025 11:29
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në një qendër tregtare në rrugën “Brigada 125” në Prizren.

Policia ka publikuar fotografitë e tij dhe ka vënë në dispozicion numrat kontaktues dhe emailin.

“Personi kërkohet , për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 20.10.2023 në parkingun e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125” në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, tha policia.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: [email protected]