Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

02/03/2025 14:10
nga:N K

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për identifikimin e një personi, shkruan GazetaBlic.

Sipas njoftimit, i  dyshuari kërkohet për veprën “Vjedhje e rëndë”.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.