Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e disa personave të dyshuar për grabitje e vjedhje të rënda, shkruan GazetaBlic.
Në njoftim thuhet se njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.


