Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi

12/02/2024 10:39
nga:N K

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga ana e qytetarëve në identifikimin e një burri të dyshuar për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Postimi i plotë: