Policia ka bërë thirrje për kapjen e Ujkan Metaj nga Shushica e Istogut, i cili kërkohet për veprën penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”.
Në njoftim thuhet se kërkimi për personin në fjalë është me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: