Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për bashkëpunim, lidhur me identifikimin e një personi.
I dyshuari kërkohet për vjedhje, shkruan GazetaBlic.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e tyre.