Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi që dyshohet për falsifikim të dokumenteve

02/05/2025 10:58
nga:N K

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim në identifikimin e një personi të dyshuar, raporton GazetaBlic.

I dyshuari kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”.

“Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjen e tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 dhe 045321646.”, thuhet në kërkesën e tyre.

Postimi i plotë: