Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre dy personave

04/19/2024 18:15
nga:Y I

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave.

Personat e dyshuar për të cilët Policia ka publikuar edhe fotografi kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë huaj, që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.