Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotot

08/29/2024 15:39
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi.

I njëjti po kërkohet si i dyshuar për përfshirje në një rast “Vjedhje grabitqare”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.