Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e kërtyre dy personave

12/05/2021 23:26
nga:Gazeta Blic

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të kërkuarve për një rast të vjedhjes së rëndë në Skenderaj më 30 maj të këtij viti.

Në njoftimin e Policisë thuhet se publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës”.

“Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192

+381 (0)28 532
366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu

044/633 551

01/14/2022 19:23

Qeveria “mobilizohet” për ditën kur mbahet referendumi- Shumë pjesëtarë të Policisë ftohen që të dielën të dalin në punë