Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e një pesoni

12/16/2024 12:02
nga:N K

Policia e Kosovës, saktësishtë Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e një personi, raporton GazetaBlic.

Sipas kërkesës së policisë, i dyshuari  kërkohet për veprën penale “Falsifikimi i parasë” e cila ka ndodhur më 11.04.2024 në rrugën “Wiliam Woker”, në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, kërkesa e tyre.