Lajme

Policia kërkon ndihmë në kapjen e një të dyshuari për vjedhje në Suharekë

02/08/2024 12:16
nga:Sh R

Policia ka kërkuar ndihmë për kapjen e një të dyshuari pasi më 14 dhjetor të vitit të kaluar kishte ndodhur një vjedhje në një lokal në Suharekë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aty persona të panjohur kanë vjedhur gjëra në vlerë të 6 mijë eurove.

“Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marrë autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.